Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook dhe hetimi mbi ndërhyrjen ruse

Facebooku njoftoi se një hetim i brendshëm i kompanisë lidhur me përpjekjet e Rusisë për të ndikuar zgjedhjet presidenciale amerikane tregoi se “operativë të mbështetur nga Rusia” kanë publikuar rreth 80 mijë postime në rrjetin social që gjetën përhapje tek 126 milionë amerikanë gjatë një periudhe dyvjeçare.

Lajmi vjen ndërsa avokatët e Twitter-it, Facebook-ut dhe Google-it pritet të dëshmojnë sot përpara një komisioni të Senatit, nëse ka patur ndikim fushata ruse në zgjedhjet amerikane vitit 2016. Kompanitë janë nën presion për të dëshmuar përpara ligjvënësve, se po i përgjigjen ndikimit rus me masa të reja, për të siguruar që kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen.

Avokatët do të dëshmojnë para komisionit Juridik të Senatit, një nga tre panelet e kongresit që kërkon detaje të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, apo të bashkëpunimit të mundshëm të fshehtë të zyrtarëve të fushatës së Presidentit Donald Trump me rusët.

Dje në një postim, kompania “Google” tha se gjeti atë që e përkufizoi si “veprimtari e kufizuar” në platformat e saj nga “individë që mudn të jenë rusë”, por premtoi se do të “ndërmerrte veprime të reja për të siguruar më shumë transparencë dhe për të rritur sigurinë”.

Please follow and like us: