Albspirit

Media/News/Publishing

Jep dorëheqjen drejtori i Albpetrol, ja kush e zëvendëson

Drejtori i kompanisë publike Albpetrol, Endri Puka ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Prej muajit shkurt të vitit 2017, drejtori i kompanisë publike Albpetrol Endri Puka ishte vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Puka është paraqitur në prokurori më datën 19 Prill, për akuzën: Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës. Dyshohet se Albpetrol-i’ ka zhvatur puset e koncensionarit në mënyrë arbitrare, duke neglizhuar kërkesën e AKBN-së dhe të ministrit të Financave. Dhe fill pas reformave të paralajmëruara edhe në këtë fushë, newsbomb.al mëson se Puka ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në vend të tij është komanduar një drejtor i përkohshëm, inxhinier Vladimir Shehaj.

Please follow and like us: