PD: Tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën
Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën duhet t’i marrin falas tekstet shkollore. Ky është amendamenti që ka depozituar Partia Demokratike në Kuvend. “Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, thuhet në propozimin e PD. Sipas PD, tesktet shkollore të paguara nga shtetit, ka qënë një propozim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh, por qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë. Shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE, thekson PD, duke shtuar se, tesktet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familjet e varfëra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët.