Rama liron nga detyra 12 prefektët në qarqe
Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar nga detyra prefektët për 12 qarqe të vendit. Vendimi që pritet të merret sot në mbledhjen e qeverisë, për të “shkundur” pushtetin vendor nuk ishte e papritur, pasi kryeministri paralajmëroi shkarkimin e prefektëve gjatë një takimi me drejtuesit vendorë dhe përfaqësues të bashkive të qarkut të Vlorës. “Shumë shpejt do bëjmë publikë emrat e prefektëve që do shkarkohen dhe atyre që do vijnë në këtë detyrë. Do kemi një skuadër të re prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë perfektët në Tv vetëm kur ka patur përmbytje”, tha Rama në 14 tetor. Mësohet se vendimi për shkarkimin e prefektëve aktualë në qarqet e vendit është marrë sot në mbledhjen e radhës të Qeverisë.
Kush shkarkohen
- Prefekti i Tiranës, Admir Abrija
- Prefekti i Kukësit, Liman Morina
- Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani
- Prefekti i Dibrës, Ardit Kaja
- Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani
- Prefekt i Lezhës, Eduard Ndrecaj
- Prefekt i Elbasanit, Ardit Demiri
- Prefekti i Korçës, Pandi Papando
- Prfefekti i Fierit, Vasil Bregu
- Prefekti i Beratit, Valbona Zylyftari
- Prefekti i Gjirokastrës, Flamur Bime
- Prefekti i Vlorës, Etjona Hoxha