Albspirit

Media/News/Publishing

Rama prezanton 12 prefektët e rinj

Pasi ka shkarkuar prefektët në 12 qarqet e vendit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar pasditen e sotme 12 emrat e rinj në këto pozicione të qeverisjes. Në një konferencë shtypi, kreu i qeverisë tha se lipset një ridimensionim i institucionit të prefektit. “Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes pas një sërë reformash rrënjësore, lipset edhe një institucion i prefektit i ridimensionuar tërësisht si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe i qeverisë në çdo qark. Nëse do kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije në një pozicion letargjik dhe ndërkohë dinamika e re e kësaj faze qeverisje dhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga kjo fazë kërkon një qasje e një profil të ri të figurës së prefektit”, tha Rama. Më tej Rama u shpreh se “Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura”.

  1. Prefekti i Dibrës, kolonel në rezervë Muhedin Shehi
  2. Prefekti Shkodrës, kolonel në rezervë Cesk Millja
  3. Prefekti i Lezhës, major në rezervë, Gjergj Prendi
  4. Prefekti i Elbasanit, gjeneral major në rezervë Maksim Malaj
  5. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamo
  6. Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana
  7. Prefekti i Dibrës, Nuredin Shehu
  8. Prefekti i Fierit-Baki Bala
  9. Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari
  10. Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj
  11. Prefekti i Durrësit kapiten i rangut të parë në Forcat Detare në rezervë
  12. Prefektja e Tiranës e para kolonele në historinë e Shqipërisë, Suzana Jahollari.
Please follow and like us: