Rama shkarkon nga detyra drejtoreshën e Shërbimeve Qeveritare
Është larguar nga detyra drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare Kamela Vojka dhe vendin e saj do ta zërë Dhurata Shamia, më herët drejtoresha e protokollit të Kryeministrisë. KLSH dy vjet më parë, përmes një letre i kërkoi kryeministrit Rama të shkarkojë drejtoren e Kamelia Vojka. Kreu i këtij institucioni, Bujar Leskaj tha asokohe se arsyeja e kësaj kërkese ishte konstatimi sërë shkeljesh pas përfundimit të auditit në këtë institucion. Një nder shkeljet e evidentuara për të cilat është kërkuar shkarkimi i drejtoreshës Kameila Vojka në vitin 2015 nga KLSH është dhe fakti se nuk vuri në dispozicion të Presidentit Bujar Nishani vilën e Dhërmiut për pushimet verore.
Please follow and like us: