Albspirit

Media/News/Publishing

Rritet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Japonisë

Që prej hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve kanë ardhur duke u forcuar gjithmonë e më tepër, por më tepër mund të bëhet për të rritur bashkëpunimin.

Kështu u shpreh ambasadori i Japonisë në Tiranë, Makoto Ito gjatë një një vizite kortezie në Kuvendin e Shqipërisë ku u takua me deputeten Vilma Bello, Kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Japoni.

Ambasadori Ito vuri në dijeni deputeten Bello se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndër-parlamentare midis Japonisë dhe Shqipërisë është një nga shtyllat kryesore të punës së tij në Shqipëri, ndërkohë që forcimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës gjithashtu përbën përparësi.

Deputetja Bello, vlerësoi hapjen e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri dhe i shprehu Ambasadorit Ito dëshirën dhe gatishmërinë e saj për të forcuar më tej bashkëpunimin mes parlamenteve të dy vendeve. Ajo madje kërkoi edhe përkrahjen e Ambasadorit Ito për këtë.

Bello, duke folur prej eksperiencës së saj si pedagoge, theksoi nevojën për të forcuar më tej marrëdhëniet midis Japonisë dhe Shqipërisë në fushën e arsimit.

Please follow and like us: