Shinzo Abe rizgjidhet kryeministër i Japonisë
Pas arritjes së fitores në zgjedhjet e jashtëzakonshme nga partia e Shinzo Abe, Dhoma e Ulët e Parlamentit të Japonisë e ka rizgjedhur kryeministër. Shinzo Abe mban postin e kryeministrit që prej dhjetorit të vitit 2012, rizgjedhja ka qenë e lehtë për shkak të rezultateve të suksesshme. Tashmë pritet që të emërojë ministrat e njëjtë që kishte gjatë qeverisë së mëparshme. Në fund të shtatorit Shinzo Abe, shpërndau parlamentin, duke sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme. Zgjedhjet e reja i dhanë jo vetëm një mandat të ri por edhe forcimin e pozitës si kryeministër i Japonisë.
Please follow and like us: