Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali seksual i ministrit me sekretaren, reagon ashpër kreu i qeverisë

Pas publikimit të skandalit seksual kundër Mark Garnier, Ministër për Tregtinë Ndërkombëtare, i cili mësohet se i ka kërkuar sekretares së tij Caroline Edmondson të blinte dy vibratorë, sot ka reaguar dhe kryeministrja Theresa May, e cila tha se çdo akuzë për abuzim seksual duhet të shkojë në parlament dhe të vijohet me një proces të pavarur. Kryeministrja tha se ishte e shqetësuar nga raportet e kohëve të fundit në lidhje me ngacmimet dhe abuzimet e pretenduara në Westminster. Po ashtu sipas mediave vendase duhet që të përfshihen dhe sindikatat, për të zbardhur këtë rast të skandalit seksual. Qeveria tashmë ka premtuar dhe një përgjigje për akuzat e fundit të cilat kanë përfshirë pretendime për mungesë mbështetjeje për ata që ankohen.

Please follow and like us: