Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja e avokatit grek, shqiptari pranon krimin dhe tregon porositësit

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Athinë, pas ekzekutimit të avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiropoulos. Për këtë ngjarje është arrestuar një 32 vjeçar shqiptar. Sipas mediave greke, ai e ka pranuar autorësinë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte porositur dhe paguar. Ai ka treguar se ishte rekrutuar nga mafia shqiptare, për ta shantazhuar avokatin. Porositësit ndodhen në burgun Koridhalo, ku vuajnë dënimin për krime të mëparshme. Ata i kishin premtuar 3 mijë euro, për ta trembur dhe jo për ta vrarë. Por sipas autorit, ngjarja doli jashtë kontrollit dhe avokati mbeti i vdekur.

Please follow and like us: