Abuzoi seksualisht me nusen e djalit, vihet në pranga devolliu
Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Devoll, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.
Mësohet se në pranga është vënë Gjergji Begolli, 48 vjeç, banues në njësinë administrative Miras, Devoll.
Arrestimi i tij erdhi pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, më datë 27 shkurt 2017, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 9 nëntor 2013, ku ky shtetas ka kryer veprën e mësipërme me shtetasen e mitur K.Gj., 16 vjeç, nusen e djalit të tij.
Në deklaratën e asaj kohe kur e mitura ka bërë dhe denoncimin në polici për vjehrrin e saj, dëshmoi se ai i kishte hyrë në orët e para të mëngjesit në dhomën e gjumit ku ajo gjendej e vetme dhe kishte kryer marrëdhënie me të, pa dëshirën e saj.