Albspirit

Media/News/Publishing

Arian Çani: Visho Ajazi nuk flet sepse nuk e lënë amerikanët

ë vijim të diskutimit për dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, në emisionin “360 Gradë” në Ora News, gazetari Arjan Çani, thotë se sulmi i Ramës ndaj gazetarëve, largimi i kreut të SHISH dhe deklarata të tjera të kryeministrit Rama bëhen për të shpërqendruar vëmendjen ndaj problemit të drogës dhe krimit.

Çani ka pohuar se pas gjithë kësaj që ka ndodhur fshihen amerikanët.

“Këtu janë amerikanët. As Rama nuk ka bërë presion, as Meta. Berisha bën sikur nuk kupton. Janë amerikanët që i thonë zotëri ti e bëre golin. Hap krahun”, ka deklaruar Arjan Çani.

Në vijim Çani ka thënë se është hera e parë që në Shqipëri akuzohet një ish-ministër për trafik droge dhe Ajazi ka dhënë një dorë në zbulimin e tij, por fakti që nuk flet sipas Çanit është sepse nuk e lejojnë amerikanët.

Please follow and like us: