Baki Bala: Simbolikë e Shpërfytyruar
Rreth 20 vjet më parë, në një institucion shtetëror, u hodhën themelet e një ndërtese. Për të respektuar traditën, në themelet e saj u ther një dash. Në ceremoni merrnin pjesë edhe disa të huaj. Tek ata u krijua një ndjenjë e thellë trishtimi. Dikush prej tyre, tha se kjo ishte skena më e trishtueshme që kishte parë. Ndjesinë e Tij e kam kuptuar vite më pas kur u binda se fëmijët e mi dhe bashkëmoshatarët e tyre refuzojnë të jenë të pranishëm në skena të tilla.
Kjo mu kujtua, këto ditë, nga pamjet e kurbanit masiv, të ardhura nga mali i Tomorrit. Ritet fetare janë të bukura kur ato mbeten brenda simbolikës së tyre. Simbolika nuk lidhet asnjëherë me konceptin sasior. Moderimi është rruga për të shmangur Refuzimin.
Pamjet e kurbanit masiv duhet të kenë “pullë të kuqe” për moshën 1 deri në 1200 muaj.
Gusht 2017
P.S.: Autori është emëruar dje Prefekt i Fierit.