Albspirit

Media/News/Publishing

Dosja ‘Habilaj’ në Itali, lirohet një nga anëtarët e grupit kriminal

Lirohet Fatmir Minaj, një prej katër shqiptarëve të arrestuar si pjesë e bandës së Habilajve. Gjykata për Liri e Catania-s anuloi sot urdhër-arrestin për 55-vjeçarin Minajn me arsyetimin se ai nuk ka patur një rol aq të rëndësishëm sa personat e tjerë në grupin e strukturuar kriminal.

Pjesë e 11 të akuzuarve për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Minaj i lindur më 15.04.1962 banues në komunë Modica të Raguzës, njihet si person i afërt me Habilajt, të cilët i kishin besuar atij detaje dhe informacione lidhur me ngarkesat e drogës që shkonin nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

E njëjta gjykatë refuzoi rekursin e avokatit të Moisi Habilajt duke vendosur mbajtjen e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. Në qeli janë lënë edhe pesë persona të tjerë të akuzuar si pjesë e rrjetit të drogës ndërsa ditët e fundit, në Katania kanë qëndruar prokurorët shqiptarë që po hetojnë dosjen Habilaj.

Please follow and like us: