Gjykata e Katanias lë në burg Moisi Habilajn
Moisi Habilaj, i arrestuar dhe akuzuar në Itali për trafik narkotikësh do të qëndrojë në burg, përgjatë kohës së gjykimit. Gjykata e Katanias refuzoi kërkesën e avokatit për një masë më të lehtë arresti. Gjykata refuzoi kërkesën edhe për të akuzuarit e tjerë të së njëjtës dosje.
Moisi Habilaj është kushëriri i Saimir Tahirit dhe dyshohet të jetë koka e trafikut të drogës nga jugu i Shqipërisë drejt Italisë. Të dhënat e Guardia di Finanza flasin për 20 ton kanabis të trafikur ndër vite drejt Italisë. Gomonet e shkarkonin kanabisin kryesisht në zonën e Katanias, Sirakuza dhe Raguza. Dosja e përgjimeve është publikuar edhe në Shqipëri dhe ka përfshirë në hetime ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, të cilin trafikantët e përshkruanin si njeriu që garantonte mbrojtjen nga policia.