Kush janë dy shqiptarët që ekzekutuan avokatin e njohur grek?
Policia greke ka publikuar fotot dhe identitetin e dy shqiptarëve që vranë avokatin grek, Mixalis Zafiropoulos. Njëri prej tyre është Lavdimir Brahimaj, 32-vjeç, i cili ka dy emra, Mikel dhe Ibrahim, si dhe tre mbiemra, Ibrahim, Brahimas dhe Kastriot. Ai është arrestuar të dielën në një kamp romësh në Patra, teksa dështoi që të arratisej nga Greqia. Para hetuesve grekë, ai ka pranuar se vrau avokatin grek dy javë më parë në qendër të Athinës, së bashku me një shqiptar tjetër. Ndërsa bashkëpunëtori i tij në krim, Aleksandro Mata, i cili përdor edhe emrat e tjerë Eno dhe Aleksandros është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Shqipëri, i arratisur disa ditë pas vrasjes së avokatit.
Please follow and like us: