Albspirit

Media/News/Publishing

Salianji i shqetësuar për fëmijët: Rama e mbajti 7 minuta në gojë “palikarin”

Sekretari i grupit parlamentar te PD, deputeti Ervin Salianji kërkoi sot nga kryetari i Kuvendit të marrë masa për fjalorin e papërshtatshëm të Ramës në sallën e Kuvendit.

“Kryetar, ky Kuvend eshte Kuvendi i Republikes se Shqiperise dhe punimet ne seance zhvillohen dhe mbahen ne gjuhen shqipe. Prandaj respektoni rregulloren dhe kur e mban 7 min ne goje palikarin kryeministri, hiqja nga goja dhe jepi verejtje dhe merr masa sepse kete parlament e ndjekin familjare dhe femije dhe qytetare qe nuk e pranojne ate fjalor”, tha Salianji.

Debati në parlament ka qenë sot mjaft i ashpër mes opozitës dhe mazhorancës ndërkohë që një pjesë të tij e ka zëbë cështja e prishjes së disa ndërtimeve në Himarë.

Please follow and like us: