Albspirit

Media/News/Publishing

‘Shefi i Madh’/Prokuroria u kërkon kompanive telefonike tabulatet e Florian Habilajt

Duhet të kthehem në Tiranë pasi do të takoj shefin e madh”. Kjo është fraza që përmend Florian Habilaj në njërën nga bidesat e përgjuara nga autoritetet italiane.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda, nisur nga këto u përgjime ka bërë kërkesë disa kompanive të telefonisë celulare që operojnë në vend, që t’i mundësojnë marrjen e tabulateve telefonike për Florian Habilaj

Prokuroria po përpiqet të mësojë se me cilët persona ka biseduar Habilaj, për të arritur tek ‘shefi i madh’. Për shkak se emri i ish-ministrit Tahiri përmendet në këtopërgjime, janë ngritur dyshime se bëhet fjalë për të. Pikërisht për të mësuar identitetin e ‘shefit të madh’ prokuroria sekuestroi edhe bllokun e hyrje-daljeve në Ministrinë e Brendshme sepse dyshohet se mund te këtë patur një takim mes Florian Habilajt dhe Saimi Tahirit kur ky i fundit ishte ministër.

Florian Habilaj ishte një person i rëndësishëm në bandën Habilajt pasi organizonte trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ndonëse i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Florian Habilajt nuk është kapur akoma nga policia.

Siç duket Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka lënë në qetësi Tahirin për pak në mënyrë që të vazhdojë hetimin dhe mbledhjen e provave, para se ta thërrasë sërish ish-ministrin për t’iu përgjigjur pyetjeve, gjë e cila pritet të ndodhë javës tjetër.

Please follow and like us: