Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Mezini:  Njerëzit me shkëlqim në sy…

 

 

Ata janë gjithmonë të lumtur.

Të lumtur edhe kur janë të trishtuar, edhe kur janë të zemëruar, edhe kur punët nuk shkojnë siç duan ata.

Njerëzit me shkëlqim në sy janë të lumtur sepse janë të gjallë.

E shohin jetën dhe madhështinë e saj si dhuratë të Allahut edhe kur jeta nuk është e lehtë.

Ata jetojnë në një vend të veçantë, jetojnë në të tashmen dhe shohin gjithçka njerëzit, kafshët, lulet, drunjtë.

Ata me shkëlqim në sy nuk thonë kurrë “jeta është e padrejtë, unë meritoj më mirë”, por pranojnë gjërat që kanë në dispozicion dhe me to bëjnë vepra arti.

Njerëzit me shkëlqim në sy, shohin bukurinë në thjeshtësi, në të zakonshmen dhe në gjërat e vogla. Bukuria gatuhet në zemrat e tyre dhe prodhon dritën në sy.

Shkëlqejnë sytë kur e doni jetën, kur jetoni të lirë dhe me guxim.

Please follow and like us: