Albspirit

Media/News/Publishing

Armina, dedikim për Shkëlzenin në përvjetorin e tyre

Armina dhe Shkëlzeni, prej tre vitesh po jetojnë një histori dashurie si në përralla. Ata çdo vit festojnë përvjetorin e dashurisë së tyre dhe ku ka më bukur sesa ta festosh në Itali, në njërin prej vendeve më romantike, siç është Lago di Como.

 

Ka qenë vetë Armina ajo që ka postuar në profilin e saj Instagram dhe Facebook foto për të na treguar destinacionin  dhe vendin e tyre të preferuar. Si njeri romantik dhe që pëlqen detajet, Armina i kujton Shkëlzenit vendin e tyre të preferuar, pikërisht një stol. Ajo ka postuar një foto-kolazh të tre viteve të festimit të dashurisë mes tyre, në të njëjtin stol ku ajo i shkruan: “I njëjti vend, gjithmonë ne. I kam mbledhur këto foto ndër vite me shumë dashuri …”

E menjëhershme përgjigja e Shkëzen Berishës: “Ti e bën këtë vend më magjik”./d.r-dritare.net

Please follow and like us: