Aurel Plasari: “Çështja Tahiri”, një çështje e rëndë që nuk do mbyllet
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, akademiku Aurel Plasari komentoi që arrestimi një biznesmeni në Elbasan të cilit iu gjetën 800 mijë euro dhe 2 patenta për mjete lundruese në emër të ish ministrit Saimir Tahiri. Plasari tha se kjo çështje është më e thellë dhe nuk do të mbyllet.
“Ky lajm është një lloj burimi i pafund për gazetarët. Është një gur mozaiku për një çështje të rëndë që nuk do të mbyllet. Ndoshta Prokuroria nuk e ka vënë në dijeni pasi një prej këtyre elementeve e bën këtë çështje të pambyllur. Kur të konstatoni se nuk u mbyll dhe do vijojë me problematika. Shkon më tej kjo çështje dhe nuk është vetëm çështje përtej drogës. Nesër pasnesër mund të dalin elemente të tjera. Kjo çështje është një gur në mozaik. Kjo çështje është jashtë vettingut shqiptar”- tha Plasari.