Albspirit

Media/News/Publishing

Blerina Matraku: Kam bërë kolona zanore të filmave të ndryshëm francezë

INTERVISTË/ Flet këngëtarja e mirënjohur, Blerina Matraku: Kam bërë kolona zanore të filmave të ndryshëm francezë

 

Paraqitja e jashtme duhet të jetë në sinkron me atë shpirtërore

 

 Albert Z. ZHOLI

 

– Si erdhi kënga tek ju rastësisht apo ishte një nxitje familjare? 

Kënga tek unë ka ardhur që në momentin që, unë jam bërë konshiente për egzistencën…Shoqërohesha gjithmonë nga tinguj, të cilët i gjeja nëjetën e përditshme, pasi ëdo zhurmë më përkthehej nënotë muzikore. Nuk ka qenë shtytje nga familja, përkundrazi familja ime kishte dëshire që unë tëmerresha me gjëra më konkrete…

 

–          Si i kujton vitet e fëmijërisë dhe si filluat të këndonit në këto vite dhe konkretisht ku?

Angazhimet e mia në fëmijëri kanë qenë të pakta. Mund të them sporadike në rrethin e Krujës, pasi im atëushtarak në atë kohë dhe ne jemi transferuar vazhdimisht nëpër qytete të ndryshme. Jam angazhuar në koncertet e pakta të shtëpisë së pionierit…

 

–          Cila është kënga e parë që keni kënduar para publikut dhe ku e keni kënduar? Çfarë emocionesh keni pasur?

Në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit kam performuar live këngën e Mariah Carey-My all dhe këngën e Lee and Rhimes-Can’t fight the moon light. Emocionet që kam ndarë në atë skenë, i mbaj ende me vete, pasi aty kuptova që për mua “Skena” ishte shtëpia ime.

 

–          Cilat janë aktivitetet ku ju keni marrë pjesë dhe keni kënduar? Në cilat prej tyre keni marrë vlerësim?

Kam marrë pjesë në “Kënga Magjike ” për shumëedicione me radhë…  2004 me këngën ‘Albanians in the club- Rikthim, Big man and Blerina produksion të Fabian Asllanit… Më pas në KM-2007 me baladën “U tha” tekst, kompozim nga Adrian Hila. 2009 kënga I’m not a puppet… 2010 me këngën “Zemra ime s’më dëgjoi” tekst te Rozana Radi-t e kompozim orkestrim A.Hila. 2011 nëKM… me këngën “Laja-laja” tekst Rozana Radi dhe orkestrim kompozim A.Hila. Pjesëmarrëse në Top fest edicioni i dytë me këngën “Je ti” tekst orkestrim kompozim te Jetmir Mehmeti. Too Fest edicioni 9, me këngën “Më mungon”. Tekst Dr.Flori, kompozim Eslir Begolli. Pjesëmarrëse në Nota fest me këngën “Një herë në jetë” me çmimin “Orkestrimi”dhe interpretimi… Pjesëmarrëse në “Këngët e shekullit” Nata Franceze me këngën e Celine Dion – Je ne sais pas” si dhe Duetin me Denis Hasen – L’amant de Saint Jean… etj…

 

–          -Me cilët kompozitorë dhe poetë keni bashkëpunuar? Si do ti cilësoni këto bashkëpunime?

Kam bashkëpunuar me kompozitorin Edmond Rrapi, i cili ka qenë dhe një edukator shumë i mirë në anën profesionale, me Jetmir Mehmetin, Fabian Asllanin, Gjergji Jorgaqin, Gramoz Kozelin. Me Adrian Hilën me tëcilin kemi realizuar projekte të gjata dhe frytdhënëse. Për tekstet kam bashkëpunuar me Rozana Radin, Arben Dukën në këngën “Do të bëhem djalë”. Me Kellin në këngën “Si guxonte”. Për më tepër tekstet e këngëve të mëtejshme kanë qenëtë shkruara nga unë. Si një studiuese e gjuhëve dhe linguiste… kuptova që edhe pse pak abstrakte, mund tëshkruaj kënget e mia, për të kaluar ndoshta nëKantautore në një të ardhme të afërt…

 

–          Ku e ndjeni më mirë veten në këngët popullore apo muzikës së lehtë?

Fillimet e mia kanë qenë absolutisht në muzikën e lehtë… më pas në disa teste te vogla kuptova që edhe muzika popullore më shkonte shumë… E ndiej veten shume mirënë të dyja zhanret, qoftë në atë të muzikës së lehtë, qoftënë atë të muzikës popullore… 

 

–          -Kur jeni ndjerë më keq në skenë dhe pse?

Skena i përmbledh të gjitha… Mund të ndodhin dhe incidente të vogla, që mund tëvijnë nga gjendja shpirtërore ose rrethana të tjera, por detyra e artistit është të japë sms-në këngës edhe kurështë i lumtur edhe kur është me lot në sy… 

 

–          Sigurisht duetet një përgjegjësi dhe vlerësim, sa duete keni kënduar dhe  me kë? Kur ndiheni më mirë kur këndoni solo apo duet?

Duetet janë dashuri më vete, por në një bashkëpunim të tillë nuk duhet anashkaluar kombinimi i zërave… Duetet e mia kanë qenë të rralla. Kam pasur bashkëpunim me Denis Hasën në “Këngët e shekullit” nata franceze me këngën L’amant de Saint Jean. Më pas tek kënga, si guxonte ,bashkëpunim me Kellin… dhe së fundmi bashkëpunimi me Klajdi Musabelli, kënga sapo ka dalë tek “Maratona e këngës” dhe së shpejti del në treg edhe me klip…Këndimi duet më pëlqen kur zërat kombinojnë bukur me njëri-tjetrin…

 

–          Kur flasim për kolona zanore në filma, cilat janë ato filma që keni përcjell kolonë zanore? Çfarë vlerësimesh keni marrë?

Unë kam bërë kolona zanore të filmave të ndryshëm francezë… Kolona zanore që do theksoja, ka qenë e filmit “Tradhëtia” me aktor Ndricim Xhepën, regjisor, drejtor artistik Spartak Pecani.. film pjesëmarrës nëFestivalin e filmit në Kanë… 

 

–          Më mirë ndihesh mes këngëtareve femra apo meshkuj?

Unë nga natyra kam më shumë shok se sa shoqe… 

 

–          -Cili është pengu juaj?

Nuk kam ndonjë peng. Por kam shume gjëra për të bërënë lidhje me artin dhe do doja ti vija në jetë…

 

–          -Për mendimin tuaj kush është kënga hit?

Nga këngët e mia, kënga  “Paris”.

 

–          A jeton sot një këngëtare me këtë profesion? Je penduar që je bërë këngëtare?

Në qoftë se e le mënjanv pasionin pr muziken dhe e kthen në profesion … po… arrin të jetojë, dhe tëmbeshtese artin e saj(tij)…

 

–          Si kujdeseni për zërin?

Në fillimet e mia kam qenë më e kujdesshme… tani thjesht bëj shumë sport për të mbajtur adrenalinën nënivel… 

 

–          Marrëdhëniet me paranë, e ruani apo e shpërdoroni atë?

Me raste… ka momente qe mundohem ti mbush mendjen vetes që po kursej… Kujdesem për lukun… tepër…

 

–          Veshja juaj më e pëlqyer, klasikja apo sportivja? Po minifundet janë pjesë e gardërobës?

Unë gjatë ditës përdor shumë sportiven, klasiken nërastet kur duhet… Minifundet nuk para i kam nëgarderobën time edhe pse më shkojnë shumë…

 

–          Sa kohë i përkushtoni lukut dhe sa shpenzoni në këtë drejtim?

Ne fakt i kushtoj kohë, por më tepër i kushtoj rëndësi energjisë me të cilën më duhet të vazhdoj. Paraqitja e jashtme duhet të jetë në sinkron me atë shpirtërore. Mund të vishesh shumë bukur… por nëse nuk ndihesh mire nuk ka rëndësinë e duhur… kështu që i kushtoj rëndësi jo më shumë se duhet… shpenzimet … nuk mund të theksoj ndonjë shifër… pasi mua më pëlqejnë gjërat unike… në këtë drejtim jam një stiliste e vërtetë…dhe i reduktoj ca shpenzime të panevojshme…

 

–          Cili është përkufizimi juaj për dashurinë dhe  në çfarë raportesh je me të?

 

Nuk është e rëndësishme se çfarë dashurie ushqejmë e kultivojmë, qoftë ajo në raport me polin e kundërt, qoftë ne raport me shoqërinë fëmijët ose prindërit, qoftë në raport me gjëra tjera, e rëndësishme është prania e elementit të saj… Unë e ndiej dashurinë kudo, në këngë në shoqëri, në libra,  etj…

 

– Në miqësinë tuaj keni femra lesbike dhe meshkuj gay? Mendimi juaj për ta?

Nuk gjykoj asnje lloj prirjeje njerëzore … apo sekti, lloj fenomeni. Në sytë e mi të gjithë janë individe, të cilët tëndërgjegjshëm për vendimet që marrin. Unë kam shumëmiq dhe mikesha, por vetëm kaq… Nuk nderhyj në jetën e tyre personale…

Please follow and like us: