Gazeta Express shpall konkurs për projektin më të ri televiziv
Gazeta Express shpall konkurs për projektin më të ri: kanalin televiziv. Kërkohen gazetarë/e, moderatorë/e, realizatorë/e, kameramanë/e, montazherë/e, dizajnerë/e, animatorë/e, tonistë/e. Konkursi është i hapur nga data 3 nëntor deri më 13 nëntor 2017.
Tregut medial në Kosovë shumë shpejt do t’i shtohet edhe një televizion i ri. Bëhet fjalë për produktin më të ri të Kompanisë Media Works.
Kompania Media Works, e themeluar në vitin 2005, sot njihet gjerësisht përmes produktit të saj kryesor, Gazetës Express, portalit më të madh në Ballkan.
Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij projekti, nga sot mund të aplikojnë për një sërë pozitash; gazetarë/e, moderatorë/e, realizatorë/e, kameramanë/e, montazherë/e, dizajnerë/e, animatorë/e, tonistë/e.
Konkursi hapet sot, më datë 3 nëntor dhe mbyllet me datën 13 nëntor 2017.
Aplikuesit për këto pozita duhet të kenë përgatitje superiore profesionale, njohje të punës në kompjuterë, aftësi të shkëlqyeshme komunikuese, të flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe atë angleze, të jenë kreativë dhe të gatshëm për të punuar nën presion.
Kandidatët duhet t’i dërgojnë CV-të (me foto) në e-mailin gazetaexpress@gmail.com ose direkt në Selinë e Gazetës Express: Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 3, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Inkurajohen të aplikojnë profesionistë të dëshmuar në profesionet e cekura më lart dhe të rinj entuziastë dhe kreativë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.