Guardia di Finanza: Kapëm 33 ton kanabis këtë vit, 116% në krahasim me vitin 2016
Komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi u shpreh në prezantimin e raportit vjetor për kultivimin e kanabisit, se gjatë këtij viti në brigjet italiane janë sekuestruar 33 ton kanabis, me një rritje prej 116% në krahasim më 2016-ën.
Toschi theksoi gjithashtu se sipërfaqet e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar kanë rënë, ndërsa shtoi se Guardia di Finanza ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti.
“Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpnuim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesnë e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë”, u shpreh komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi.
Në prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit, ka marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti dhe homologu shqiptar, Fatmir Xhafaj, ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin si dhe zyrtarë të policive të dy vendeve.