Ivanka Trump dënon ngacmimin seksual
Vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka ka thënë në një samit në Tokio se ngacmimi seksual nga grave nuk duhet të tolerohet.
Ajo po ashtu ka bërë thirrje për mbështetje të pjesëmarrjes së barabartë në “sektorët e ekonomisë që tradicionalisht dominohen nga burrat”.
Babai i saj, presidenti amerikan është akuzuar nga disa gra për ngacmim dhe sulm seksual, akuza këto të cilat të gjitha janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e presidentit.
Akuzat për ngacmime gjatë garave të bukurisë kundër presidentit u ngritën gjatë kohës kur ai kandidonte për president.
Kur u pyet javën e kaluar lidhur me këto pretendime kundër presidentit amerikan, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se të gjitha gratë që e akuzojnë Trumpin gënjejnë.