Albspirit

Media/News/Publishing

Klodiana Shala: Kam dashur të birësoj një fëmijë…

E ftuar në emisionin “Opinion” Kldiana Shala është shprehur se ka pasur dëshirë të adoptojë një fëmijë. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi për të bërë një fëmijë për shkak të përkushtimit që kishte ndaj karrierë ndaj dhe kishte vendosur të shkonte në Shtëpinë e fëmijës për të birësuar një fëmijë. Më tej Shala tha se mamaja e fëmijës nuk e kishte lejuar ta merrte.

Klodiana Shala: Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Fëmija ishte gjashtë muajsh sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, bjond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Doja t’a adoptoja në atë kohë.

Please follow and like us: