Kufiri ndarës midis Shelfit Kontiental të Shqipërisë dhe atij të Greqisë duhet të ndryshojë
Prof. Dr. Lirim Hoxha
Eshte per te ardhur keq se megjithëse diskutohet kufiri ndares i Shelfit Kontinental (apo me thjesht kufiri i fundit te detit ku mund te ndodhen rezervat e naftes dhe gazit) midis Shqiperise dhe Greqise ne Detin Jon, pergjithesisht, ne shtyp, por dhe nga anetare te parlamentit shqiptar akoma vazhdon te flitet per “Ndarje te Detit”, kur tashme jane perfunduar dy marreveshje te tilla: ‘’Marreveshje midis Republikes Italiane dhe Republikes Helene mbi ndarjen e zonave te Shelfit Kontinental’’ e 6 qershorit 1982 ne Detin Jon” (https://www.state.gov/documents/organization/58576.pdf) dhe ‘’Marreveshje midis Shqiperise dhe Italise per percaktimin e Shelfit Kontinental’’, e 18 Dhjetorit 1992 ne Detin Adriatik” (http://www.marineregions.org/documents/ALB-ITA1992CS.pdf)
Pse duhet te ndryshojne kufijte e Shelfit Kontinental midis Shqiperise dhe Greqise ne krahasim me nje version te meparshem te vitit 2009 te quajtur te paligjshem nga Gjykata Kushtetuese?
Ne nje artikull te meparshem (Vendndodhja e Bllokut 2 nafte-gazmbajtese dhe raportet me kufijte me te mundshem te Shelfit Kontinental Shqiptar ne Detin Jon http://telegraf.al/aktualitet/vendndodhja-e-bllokut-2-nafte-gazmbajtese-dhe-raportet-me-kufijte-me-te-mundshem-te-shelfit-kontinental-shqiptar-ne-detin-Jon) 15 Prill 2017 ne thelb, theksohet se sipas marreveshjeve te mesiperme eshte vendosur per nje marreveshje tripaleshe Shqiperi – Itali -Greqi, per te percaktuar nje pike (“Tripikesh”) te perbashket (midis Pikes fundore te kufirit te Shelfit Kontinental Shqiperi – Itali, 1992 ( Pika 17) dhe Pikes Fundore te kufirit te Shelfit Kontinental Greqi – Itali, 1982 (Pika 1), qe do te perfundonte percaktimin e kufijve te Shelfit Kontinental ne Detin Jon.
Nje marreveshje e tille nuk eshte bere akoma.
Nderkaq, Revista ‘’Menaxhimi I Resurseve Hidrokarbure Helenike (HHRM Hellenic Hydrocarbons Resources Management’’- HHRM, 2017 (http://www.greekhydrocarbons.gr/index.php/exlporation/block-2/2-uncategorised) ka bere publike vendodhjen e Bllokut 2 Grek ne Detin Jon, ku kufiri ndares i Shelfit Kontinental Shqiperi – Greqi lidhet me Piken fundore te kufirit te Shelfit Kontinental Shqiperi – Itali, 1992 (Pika 17), duke shkelur keshtu keto marreveshje ne menyre te njeaneshme.
Ne rast se kjo pike do te vendosej, te pakten, ne mes (Pikave 1-17), siperfaqja e Shelfit Kontinental Shqiptar do te jete 228 km2 me e madhe.
Eshte folur shume ne shtyp per Barchetta (Barketen) ne verilindje te Ishullit te Korfuzit nese duhet quajtur “ishull” apo “shkemb”?
Nga shume diskutime rezulton se ne versionin e meparshem, nga pala greke Barketa eshte konsideruar ishull dhe eshte perfshire brenda Vijebazes (Base Line) qe bashkon Ishullin e Korfuzit me ishujt Ereikoussa dhe Othonoi ne veriperendim te Ishullit te Korfuzit.
Ne Konventen e Kombeve te Bashkuara mbi ligjin per detin (UNITED NATION CONVENTION ON THE LAW OF THE SEA (http://www.bluebird-electric.net/oceanography/Ocean_Plastic_International_Rescue/United_Nations_Convention_On_The_Law_Of_The_Sea_UNCLOS.htm,
Neni 4 percakton qarte se nuk mund te hiqen/vizatohen Vijebaza per tek keto apo nga keto ngritje (elevations) per derisa te kene qene ndertuar Kulla ndricimi (lighthouse) apo instalime te ngjashme qe te jene ne menyre permanente mbi nivelin e ujit, apo me perjashtim te rasteve kur heqia/vizatimi i vijavebaze per tek keto dhe nga keto ngritje te kene marre njohje te pergjithshme nderkombetare.
(http://www.admiraltylawguide.com/conven/unclospart2.html)
Gjithashtu, Neni 121/1 e percakton ishullin si nje zone tokesore qe qendron mbi uje gjate dallgeve te larta dhe ne piken 121/3 thuhet qe “shkembinjte qe nuk kane banore apo nuk mund te zhvillojne jete ekonomike te qendrueshme, nuk kane zone ekonomike ekskluzive apo shelf kontinental” (http://www.admiraltylawguide.com/conven/unclosparts8-10.html ).
Sic dihet Barketa nuk eshte banuar kurre nga njerez dhe nuk ka zhvilluar jete te qendrueshme ekonomike dhe as ka patur e ka Kulle ndricimi.
Shkembit Barchetta (“Rock of Barchetta”) i eshte dhene efekt i plote dhe keshtu ka sherbyer si nje tregues i rendesishem ne percaktimin e Vijebazes se Greqise, dhe qe me vone ka sherbyer per ndarjen e kufirit detar me metoden e Vijes se Mesme.
Nisur nga faktet se Ishujt Othoni dhe Ereikousa konsiderohen si ishuj satelite te Ishullit te Korfuzit, nuk perbejne arkipelag ishujsh, dhe si te tille kane efekte me vete dhe me te kufizuara te shtrirjes se Shelfit Kontinental (qe jane marre ne konsiderate ne marreveshjen e ndarjes se Shelfit Kontinental midis Geqise dhe Italise te 6 qershorit, 1982, duke bere dhe pershtatjet e nevojshme) vete Pika 1 (e ndarjes se Shelfit Kontinental Greqi-Itali) mund te merret dhe si tripikesh per te tre shtetet Shqiperi-Greqi-Itali, dhe ne kete rast siperfaqja prej 758 km2 do te behet pjese e Shelfit Kontinental shqiptar.
Keto argumentej jane te mjaftueshme per ate se Kufiri ndares midis Shelfit Kontiental te Shqiperise dhe atij te Greqise duhet te ndryshoje, per t’i hapur rruge perfundimit te nje marreveshjeje transparente dhe ne perputhje me Konventen e Kombeve te Bashkuara mbi Ligjin per Detin midis Shqiperise dhe Greqise dhe me me pas, percaktimin e “Tripikeshit” Shqiperi – Itali – Greqi, qe do te percaktonte kufirin midis shelfeve kontinentale midis te tre vendeve dhe hapjen rruge kerkimeve per nafte e gaz te fundit te Detit Jon.