“METEOR”, libri që u kushtohet të rënëve të Forcave Ajrore Shqiptare
Albert Z. ZHOLI
Botimi i një libri është një ndërmarrje dhe nismë e guximshme, por në radhë të parë një ngjarje e madhe dhe e bukur në jetën e një autori.“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”, ka thënë Charles Ëilliam Eliot. Ndërsa Cassandra Clare thotë: “Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë”.
Një libër që nga koha që fillon derisa e merr në dorë të shtypur kërkon punë, kohë mund të madh por edhe një përgjegjësi e madhe. Shkrimi i këtij libri mbi jetën dhe aktivitetin e të rënëve të aviacionit shqiptar kërkonte përgjegjësi dhe vërtetësi të madhe për të grumbulluar fakte nga dokumente dhe njerëz të shumtë, pasi ata që janë pjesë e këtij libri interesant janë konkret, me jetë interesante dhe të vrullshme. Siç shkruan në libër për përgjegjësinë autori Aleksandër Çala thekson se: “Unë ndjehem i detyruar ndaj Dëshmorëve të Aviacionit që, me jetën e tyre shkruan një nga faqet më të ndritura të historisë së aviacionit luftarak shqiptar. Ata djem e burra ishin të dashuruar me profesionin e pazakontë të fluturimit. Njerëzit e rënë në dashuri nuk kanë kohë të merren me vdekjen, apo të mendojnë për të. Në përfytyrimin tim, të gjithë pilotët, që nga më të vjetrit deri tek ata djem të rinj që akoma nuk e kishin vënë briskun të faqe, kishin pamje heronjsh dhe vdekja nuk ka punë me heronjtë. Tipar dallues i heroizmit të tyre është këmbëngulja për të realizuar detyrat me çdo kusht, pa marrë parasysh vështirësitë”.
Në libër vëren se nisma për këtë libër është marr për vetë arsyen se autori duke filluar nga viti 2000 e në vazhdim për një periudhë gati 15-vjeçare punoi në komandën e Forcës Ajrore, ku njohu nga afër, në punë e në jetë, gati të gjithë pilotët që shërbenin në komandë dhe në reparte të tjera. Tek kjo njohje, autorit i kanë lënë gjurmë puna dhe sakrificat e pilotëve dhe teknikëve në realizimin e fluturimeve në kushte ekstreme të motit gjatë operacioneve shumë të vështira për Emergjencat Civile në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Në libër del në pah se vetë Aleksandri përjetoi me zemër gjatë kësaj kohe ngjarjet ku humbi jetën shoku i tij Jani Tarifa dhe ngjarjen e fundit ku humbën jetën dy pilotët e rinj kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha.
Siç shkruhet në libër nga Shqipëria jonë e dashur kanë dhënë jetën e tyre 39 pilotë dhe 4 teknikë gjatë gjithë historisë së aviacionit shqiptar. Janë tepër të rralla krahinat që të mos kenë bij të tyre në radhët e Dëshmorëve të Aviacionit Shqiptar. Me detyrën e Shefit të Degës së bashkëpunimit civilë-ushtarak, bëri atë që autori të njihej nga afër me shumë nga familjet e dëshmorëve të aviacionit. Ja si shprehet ai:
“Në këto radhë unë dua ti falënderoj nga zemra të gjithë, prindërit, bashkëshortet, djemtë dhe vajzat, motrat dhe vëllezërit e të rënëve të Forcës Ajrore, të cilët ndanë me mua kujtimet dhe mbresat për njerëzit më të dashur të tyre, që me aktin e lartë të rënies në krye të detyrës na përkasin të gjithëve, janë nderi dhe krenaria e gjithë shqiptarëve. Ata janë shumë dhe po të përmendja emrat e tyre do të mbusheshin faqe të tëra të këtij libri. Të falënderoi kryetarin e Shoqatës “Familjet e Dëshmorëve të Aviacionit”, Z. Kujtim Serani për ndihmën e madhe që më ka dhënë për të kontaktuar me shumë prej të intervistuarve që me kujtimet dhe mbresat e tyre janë bërë pjesë e këtij libri. Ndjehem i detyruar dhe dua të falënderoj në mënyrë të veçantë anëtarët e Shoqatës Kulturore-Atdhetare Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” dhe Unionit të Ish Ushtarakeve pranë kësaj Shoqate në Filadelfia të SHBA, të cilët financuan botimin e librit. U jam mirënjohës të gjithë pilotëve të Aviacionit Luftarak Shqiptar, për kontributin e dhënë me kujtimet e tyre për shkrimin e këtij libri. Gjithçka që është e mirë në këtë libër ndodhet në të sepse atë e bënë të bukur dhe të sigurt të gjithë këta njerëz të mirë”.
Libri është shkruar me kulturë me një gjuhë të pastër, me emocion dhe mbi të gjitha me ndjenjë. Edhe pse ka shumë detaje, dokumente, ngjarje, histori rrëqethëse autori thotë se: “Libri “Meteor” është një kontribut modest për t`i njohur këta heronj që pa bujë e zhurmë, larg tribunave, pranë posteve luftarake, me djersën, përkushtimin dhe me jetën tyre, në qiell dhe në tokë shkruan një nga faqet më të ndritura të Forcës Ajrore”.
Dëshmorët e Aviacionit
U rritët me ëndrra
Me shikimin tretur në qiell
Çdo germë e emrit tuaj
Shndrit e artë si diell
Gjaku juaj i kuq
Derdhur në flamur
Shqiponja plot me dritë
S`do të harroheni kurrë
U ngritët lart në qiell
Dhe mbetët përjetë atje
Pilotët, shokët tanë të mirë
Yje, kurorë për Atdhe
Jeta juaj ishte pranverë
Ju si lule çelni në çdo stinë
Do të mbeteni mes nesh përherë
Jetojmë bashkë me Ju krenarinë.
Efektivë të Aviacionit Luftarak Shqiptar rënë në krye të detyrës.
- Ibush Ibrahim Vokshi 1925 – 12/05/1947
- Qemal Sadedin Mërtiri
1929 – 12/10/1951 - Fuat Alim Sulaj 12/05/1934 – 23/05/1957
- Vasil Nikolla Trasha 24/06/1923 – 24/03/1958
- Islam Myrteza Xhani 27/07/1940 – 14/07/1958
- Jovan Llazi Kaçori 05/05/1938 – 27/06/1960
- Hektor Eftim Lako 01/09/1929 – 23/03/1962
- Sokrat Gori Basha 18/05/1938 – 17/07/1963
- Niko Selman Hoxha 01/02/1926 – 20/11/1965
- Sti
lian Vani Tanku 15/10/1943 – 27/09/1967 - Muh
arrem Murat Hida 13/03/1938 – 05/09/1970 - Ref
at Asllan Jazo 09/03/1930 – 050/9/1970 - Kas
o Salo Petoshati 09/07/1937 – 06/05/1971 - Shy
qëri Aziz Balla 13/03/1931 – 06/05/1971 - Haz
bi Ramadan Serani 01/03/1940 – 04/10/1972 - Isl
am Sinan Mani 30/03/1945 – 21/11/1973 - Beg
o Isa Hoxha 23/12/1943 – 07/03/1974 - Dhi
mitër Spiro Robo 26/10/1949 – 12/06/1974 - Vei
z Halil Kovaçi 28/09/1949 – 05/08/1974 - Sef
edin Hasan Tomçini 07/06/1942 – 07/06/1977 - Vas
il Thoma Noni 01/10/1951 – 15/08/1978 - Shp
ëtim Selman Sula 29/12/1951 – 30/08/1979 - Sab
ri Shefki Toçi 12/10/1942 – 29/03/1980 - Arm
ando Liman Gjoka 01/04/1954 – 29/03/1980 - Lut
o Refat Sadikaj 01/02/1944 – 29/03/1982 - Ndu
e Mëhill Logu 08/05/1940 – 13/09/1986 - Hak
i Abaz Skuqi 01/03/1958 – 22/10/1986 - Jor
gji Llazi Fane 03/08/1950 – 5/07/1989 - Agr
on Hasaf Galanxhi 11/01/1939 – 22/11/1989 - Van
gjel Vangjel Postoli 19/03/1940 – 22/11/1989 - Pan
deli Jorgo Zhupa 15/09/1946 – 22/11/1989 - Taf
il Njazi Agai 10/01/1950 – 22/11/1989 - Vel
edin Delo Resuli 26/11/1950 – 22/11/1989 - Env
er Osman Haka 14/04/ 1956 – 22/11/1989 - Flu
turim Qani Molla 19/08/1958 – 22/03/1991 - Edu
art Qirjako Kostdhima 10/11/1968 – 22/03/1991 - Idr
iz Ibrahim Hoxha 15/07/1945 – 20/08/1993 - Jan
i Prokop Tarifa 12/12/1958 – 17/9/2004 - Van
gjel Kiço Çondi 20/06/1950 – 16/7/2006 - Dem
ush Hajdar Heba 22/02/1960 – 16/7/2006 - Qem
al Bilal Koni 01/051950 – 16/7/2006 - Flo
ran Jahja Delia 01/10/1973 – 06/04/2016 - Don
ald Vesel Hoxha 17/08/1988 – 06/04/2016
Yjeve të qiellit që mbetën në përjetësi.
Ndoshta ky libër me vlera të rënët në krye të detyrës i kujton dhe i nderon me krenari pasi jetës dhe ngjarjeve të ndarjes nga jeta të këtyre “fajkonjve” qiellorë të mbuluar me lavdi u bëhet jehonë por dhe bëhet thirrje që të kujtohen në përvjetorë e në raste të tjerë. “Duke i mbledhur të rënët në krye të detyrës, në të njëjtin vend (libër), ata ngjajnë si një tufë me trëndafila të lidhur me një fjongo të bukur, sikur të ishte një tufë e vetme me lule.
Libri nuk të lë ta heqësh nga dora, jo për faktin se ka kuriozitete që zgjojnë interes njohje, por për mënyrën e paraqitjes së materialit historik. Rrjedhshmëria, kultura e të shkruarit, saktësia historike e ndodhive, gjuha e pastër shqipe, dhe stili i mirëfilltë gazetaresk, si dhe horizonti që hap, janë vetëm disa nga vlerat e këtij libri të mrekullueshëm. Kur merr në dorë këtë libër e nis ta lexojë, një lexues i interesuar për të nxënë, “mban frymën”, për të përthithur së bashku me kuriozitetin e natyrshëm edhe begatinë e shkruar bukur të kësaj pune vlera shumë.
Do të thosha se mendja pjellore që është endur nëpër kohë të shkuara për të na dhënë këtë shkrim dinjitar, meriton vëmendje, respekt e mirënjohje. Prandaj, mes emocioneve dhe kënaqësisë që më dhuron leximi i këtij libri, më duhet ti shpreh gjithë respektin dhe mirënjohjen e çiltër penës që gatoi këtë mrekulli.
Na fute në borxh, miku ynë, me këtë “perlë” që na dhurove, në këtë përvjetor të lavdishëm të aviacionit tonë dhe për apelin që na drejton, me këtë rast, për të mos harruar historinë, e cila, në aviacion është përjetuar me lavdi, por na ka kushtuar shtrenjtë!”, përfundon një miku i tij pilot për rëndësinë e këtij libri kaq interesant.