Albspirit

Media/News/Publishing

Ndocaj-Ramës: Tani është bërë parlament me i vu atë pullën e kuqe

Deklaratat e Edi Ramës dje nuk ka lënë pa i komentuar edhe ish-deputeti Eduard Ndocaj. Kujtojmë që në mënyrë ë përsëritur dje Rama përdori fjalët greke “qirje” dhe “palikari” dhe disa politikanë reaguan kundër fjalorit të tij. “Po ndiqja parlamentin dhe me të thënë të drejtën tani është bërë parlament me i vu atë pullën e kuqe, pavarësisht se kryeministri e ka pasur gjithmonë ves. Dje po fliste greqisht, dhe i thoshte Dules Palikari. Ishte e fortë ajo batuta e Salianjit që tha se na ka mbet kryeministri me “palikarin” në gojë. Është e vërtetë, por nuk i shkon kjo fjalë Ramës, për këtë ka ministren e Mbrojtjes, Xhaçkës i shkon të thotë Palikari, sepse ka marrë ministrinë më të fortë. Asaj i shkon ta thotë si frazë. Pastaj filloi me Saliun, Qirje Saliu. Atij i është më i dhanë dorën, jo me i thanë fraza të tilla. Por gjithsesi Palikari nuk është Dulja ta harroje kryeministri, me Saliun mos u merr me i thënë Qirje Saliu, ke plot aty, ke qirjo Bushati, qirjo Cucin, e ke plotë me qirjo kabinetin tënd. Disa gazeta shkruanin se është çmendur kryeministri, s’është e vërtetë, por nuk është çmendur jo. Ai do të largojë vëmendjen duke fol keto idiotësia nga çështja Tahiri, nga problemet që e kanë rrethu dhe fillon e fol idiotësira në parlament”, tha Ndocaj.

Please follow and like us: