Albspirit

Media/News/Publishing

Në Kazakistan doli gazeta e parë në shkrimin latin

Pasi presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, javën e kaluar nënshkroi vendimin me të cilin ky vend nga shkrimi cirilik kalon në atë latin, sot në Kazakistan për herë të parë në shtyp kanë dalë gazetat në shkrimin latin, raporton Anadolu Agency (AA). Siç lajmëroi agjencia kazake Kazinform, ballina e gazetës Arkalik Habari, që doli në krahinën Kostanay, sot për herë të parë është publikuar në alfabetin latin. Kryeredaktori i gazetës, Kayra Esmagambetov, theksoi se sot ka dalë numri provues i gazetës, dhe për herë të parë është përdorur latinishtja. Ai tha se me padurim pret të shohë reagimet e lexuesve, duke theksuar se nga ana teknike për gazetën nuk kanë qenë problem i madh për të kaluar nga alfabeti cirilik në atë latin. Siç tha, Arkalik Habari është gazeta e parë në Kazakistan që ka përdorur shkrimin latin. Pritet që librat shkollorë në Kazakistan nga viti 2018 të shtypën në alfabetin e ri, që do të jetë gjithsej me 32 shkronja. Po ashtu, plani është që deri në vitin 2025 të gjitha librat, shtypi dhe dokumentet zyrtare të kalojnë në alfabetin e ri.

Please follow and like us: