Albspirit

Media/News/Publishing

Serbja iu ankua Walkerit se UÇK-ja i vrau 15 anëtarë të familjes, ja replika e tij

Serbja Olgica Bozhaniq, e lindur Kostiq, pretendon se gjatë luftës në Kosovë UÇK-ja i vrau dhe rrëmbeu 15 anëtarë të familjes. Ajo pretendon se më pas ata u dërguan në Kukës të Shqipërisë ku shërbyen për trafikim organesh.

Për këtë  Olgica e cila është shumë aktive në Shoqatën e Familjeve të Personave të Kidnapuar dhe të Zhdukur në Kosovë i ishte ankuar edhe William Walkerit cili në bazë të përgjigjjes së dhënë dëshmohet se nuk i kishte marrë seriozisht pretendimet e saj, transmeton InfoPress.

Kjo ngjarje ajo pretendon se ka ndodhur në vitin 1998 në Rahovec.

Në kërkim për më të afërtit, Olgica thotë se kishte arritur të bie në kontakt direkt me ish-përfaqësuesin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili konsiderohet se kishte rol kyç në vendimin për fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë.

Siç shrehet ajo në emisionin “Zivot prica” në televizionin Prva, kur iu ankua Walkerit për ndihmë ai i dha këtë përgjigje:

“Pse burrat tuaj nuk i shpëtuan ata, kishin katër muaj në dispozicion të tyre, pse nuk u liruan?”

Please follow and like us: