Albspirit

Media/News/Publishing

Twitter mbyll gabimisht llogarinë e Trump

Llogaria në Twitter e Presidentit Donald Trump është mbyllur. Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar panik. Menjëherë kompania tha se ishte një gabim njerëzor dhe se kjo gjë ishte e përkohshme. Por, në një komunikim të dytë, u publikua se mbyllja e llogarisë së Presidentit ishte bërë qëllimisht nga një punonjës.

Sipas tyre ky ishte veprimi i papërgjegjshëm i një punonjësi që kishte ditën e tij të fundit të punës dhe se janë duke hetuar çështjen.

Gjatë zgjedhjeve dhe qëkur u zgjodh president, Trump e ka përdorur Twitter-in për të komunikuar gjithçka. Që nga shaka ironike e deri në lajmërime të rëndësishme politike. Disa prej postimeve të tij, kanë prekur shumë grupe individësh, të cilët e kanë kritikuar për ofendime dhe racizëm. Por, teksa llogaria e Trump qëndroi për 11 minuta e mbyllur, kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në humor.

“Trump mendoi se fshirja e llogarisë në Twitter, është e njëjtë më heqjen dorë nga presidenca”.

 

trump thought that if he deleted his twitter that was like resigning

“Shpresoj që një ditë, dikush të bëjë një film për këto pak minuta, kur e gjithë bota ishte e lumtur”.

 

I hope someone makes a movie someday about that minute the whole world was happy.

“Jemi te lirë”.

Please follow and like us: