Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi, e diel 5 nëntor 2017

Dashi

Do të ndiheni dinamikë dhe të pakapshëm, por bëni mirë të riorganizoni idetë tuaja, në mënyrë që të mos bëni hapa të gabuar. Në dashuri, vlerësoni aty që keni. Ndiqni projektet tuaja dhe ndryshojini sipas interesave të reja, para se të jetë vonë.

Demi

Klimë e tensionuar. Në raport me partnerin, të mençurit këshillojnë që të bëni kujdes dhe ta dëgjoni me qetësi. Do të ndiheni konfuz dhe të shpërqendruar. Rrezikoni që të komprometoni një bashkëpunim shumë të rëndësishëm.

Binjakët

Do të jeni shumë aktivë dhe të vendosur, por ka disa projekte që do të shtyhen për shkak të mungesës së kohës dhe bashkëpunimit të pakët nga kolegë të tjerë. Jeni ende në syrin kritik të familjes, ndaj bëni kujdes.

Gaforrja

Ngrohtësia, dinamizmi dhe energjia nuk do ju mungojnë dhe sa i takon takimeve dhe raporteve ndërpersonale, do të jeni mjaft të frytshëm. Një udhëtim do të jetë i mbushur plot kënaqësi dhe surpriza. Ndoshta nuk do të takoni njeriun tuaj të zemrës, por kjo ditë do të dominohet nga pozitiviteti.

Luani

Kjo nuk do të jetë një prej ditëve më të mira që do kaloni. Mundohuni të përqendroheni në interesat tuaja kryesore dhe kryesisht në dashuri. Përditshmëria me problemet e saj, lë shumë pak hapësirë për të përjetuar kënaqësi.

Virgjëresha

Yjet do të përmirësojnë imazhin që do të keni ju përpara të tjerëve. Do të jeni në formë shumë të mirë dhe do të keni raporte të kënaqshme, me persona që kanë rëndësi. Nëse në pasqyrë diçka në pamjen tuaj nuk ju bind, kërkoni një këshillë tek eksperti dhe përmirësojeni.

Peshorja

Lëvizni me qetësi dhe duke reflektuar, para se të merrni vendime të rëndësishme. Duke vepruar impulsivisht, mund të gaboni rëndë. Për t’i dhënë fund pretendimeve të familjes, mundohuni të përqendroheni vetëm tek vetja juaj.

Akrepi

Kurajoja dhe pasioni nuk do ju mungojnë dhe ky është momenti për të konkretizuar idetë që keni, me kthjelltësi dhe motivim. Mos e lejoni veten që të bllokoheni nga shqetësime banale. Projekte të rëndësishme do të marrin jetë në drejtimin e dëshiruar.

Shigjetari

Bëni mirë që ti mbani sytë hapur si për të pritur mundësitë e dobishme, por edhe për të shmangur dëmet si pasojë e hapave të gabuar. Mund t’ia dilni më së miri ndaj situatave me të cilat do të përballeni, e rëndësishme është që të mos dekurajoheni qysh në pengesën e parë.

Bricjapi

Ndikimi madhështor i Hënës, do të plotësojë dëshirën tuaj për të pasur vëmendje. Ndihma të jashtme do të shfaqen shumë të rëndësishme. Do të shfaqni sigurinë tuaj, duke korrur një sukses të madh, i cili do të rezistojë gjatë.

Ujori

Duhet të ndiqni me vëmendje të veçantë punët e shtëpisë, në mënyrë që të shmangni vështirësitë, shpenzimet e panevojshme dhe debatet në familje. Mos humbni kohë duke rendur pas një personi aq të vetëkënaqur, sa që nuk gjen asnjë hapësirë për ju.

Peshqit

Do të keni mundësi të shkëlqyera për të bërë një udhëtim. Më në fund fati do të jetë në anën tuaj. Ashtu si gjithmonë, do ti përballoni vështirësitë si fitimtarë. Forma psiko-fizike do të jetë e shkëlqyer.

Please follow and like us: