Kaos në Kapshticë e Kakavijë, shqiptarët nuk lejohen të kalojnë
Në dy doganat me Greqinë, në atë të Kakavijës dhe të Kapshticës, situata është shumë e tensionuar. Kjo pasi që prej mbremjes së djeshmë një problem në sistemin e kompjuterëve greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastrës, ka shkaktuar radhë të gjata në doganë. Kjo gjë ka shkaktuar nervozizëm dhe kaos, pasi shumë emigrantë shqiptarë nuk lejohen të kalojnë drejt Greqisë.
Sipas autoriteteve doganore, pala greke lejon të kalojnë kufirin vetëm personat me dokumente greke, ndërsa pala shqiptare punon pa probleme. Qytetarët në pritje tregojnë gjithashtu se ka pasur kthime për ata që nuk kanë dokumente greke apo të zonës Shengen. Mesohet se kthime të shtetasve me pasaporta shqiptare ka edhe në Pikën e Kalimit kufitar të Qafë Botës.