Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i ministrit italian: Godisni të paprekshmit!

Ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të godasin kriminelët e konsideruar si të paprekshëm.

Gajtë takimit në Pallatin e Kongreseve për prezantimin e raportit të monitorimit nga ajri në luftën anti-kanabis, Minniti vlerësoi bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane.

“Marrëdhënia Itali-Shqipëri është historike dhe janë bërë shumë hapa përpara. Jemi bashkë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, i shkëlqyer”.

Ministri italian kërkoi goditjen e të paprekshmëve, ndërsa nënvizoi edhe tre sfidat që duhet të kalojë me sukses Ballkani.

“Duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm sepse në Europë dhe në Itali nuk ka të paprekshëm. Në Ballkan luhet një lojë shumë e rëndësishme. Keni përballë tre sfida të mëdha: Lufta kundër trafikimit të narkotikë, lufta ndaj emigracionit dhe lufta ndaj terrorizmit”, tha ministri italian.

Marco Minniti, teksa nuk i fshehu emocionet, deklaroi se Tirana dhe Shqipëria kanë ndryshuar shumë.

“Nga aeroporti deri në qendër të Tiranës jam emocionuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Tirana dhe Shqipëria kanë ndryshuar shumë. Ne kemi ende problem gjigante për të zgjidhur por përparimi është i dukshëm”, deklaroi Minniti.

Please follow and like us: