Nis hetimi i familjeve të pasura në Elbasan, mes tyre vajza dhe dhëndri i Qazim Sejdinit
Prokuroria ka nisur një superhetim ndaj disa familjeve të pasura në Elbasan mes tyre edhe vajza dhe dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdni. Ata dyshohen për pastrim parash, ndaj organi i akuzës i kërkon drejtorisë së Tatimeve që të japë informacion për 66 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte.
Në dokumentin e siguruar nga Vizion Plus thuhet: “Prokuroria ka regjistruar procedim penal pe vepren penale “pastrim parash” dhe “veprimtari kriminale” ndaj për nevoja te hetimit kerkojmë informacion nëse shtetasit e mëposhtëm janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, të na dërgoni informacion të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e detyrimeve fiskale, masat administrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite”.
Hetimet duket se janë zgjedhur në një përmasë të paparashikuar në nisje të dosjes. Ato përfshijnë emrat më të njohur në Elbasan dhe jo vetëm. Mes tyre është vajza e kryebashkiakut, Imelda Sejdini dhe bashkëshorti i saj, Sokol Sanxhaktari. Po kështu janë nën hetim pasuror Suel Çela dhe i ati i tij Petrit Çela. Kujtojmë se Suel Cela është personi që përplasi makinën e policisë në portën e tregut ushqimor.
Por nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet.
Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave.
Hetimet jane urdheruar nga prokurori i Elbasanit Dritan Gina dhe po ndiqen nga shefja e sektorit, Irida Kokonozi.
Nën hetim:
Sokol Sanxhaktari ditelindja ‘86, banues Elbasan (dhendri i Qazim Sejdinit)
Astrit Sanxhaktari ditelindja ‘59 (babai i Sokolit dhe krushku i kryebashkiakut Sejdini)
Lindita Sanxhaktari, ditelindja ‘78 (motra e Sokolit)
Oriel Mehja, ditelindja ‘75 (bashkeshorti i Lindites)
Imelda Sejdini, ditelindja ‘78 (vajza e kryebashkiakut Qazim Sejdini, bashkeshortja e Sokol Sanxhaktarit)
*Më poshtë dokumenti i prokurorisë, lista me 66 emra.