Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Po kërcënohen me tritol kryebashkiakët e djathtë, policia të gjejë autorët

Partia Demokratike reagon për ngjarjen e Burrelit, ku u vendos tritol në derën e banesës së kryebashkiakut të djathtë Nezir Rizvani. PD kërkon që policia të gjejë autorët dhe dënon kërcënimet ndaj të zgjedhurve të saj lokal. Kujtojmë se një muaj më parë u dogj makina e kryetarit të Bashkisë  Lezhë, Fran Frrokaj.

Deklarata e PD

Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të vendosjes së lendës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. Partia Demokratike shpresh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike. Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit pergjegjësit.

Please follow and like us: