Rita Ora nënshkruan me një kompani gjigande
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora përveç se është në mesin e emrave më të kërkuar në muzikë ajo i ka hyrë seriozisht edhe botës së biznesit. Rita së fundi është bërë imazh i shumë prej markave më të njohura botërore, shkruan lajmi.net. “Adidas”, “Rimel”, “Tezenis”, janë disa prej brendeve prestigjioze të cilat imazh e kanë këngëtaren Rita Ora, kurse ofertat për kontrata të reja nuk i ndalen Ritës. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Rita ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjigande të telefonëve “Samsung”. “Hey njerëz, jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se tani jam në partneritet me brendin e njohur “Samsung”. Aventura sapo ka filluar”, ka shkruar Rita sipër fotografisë. Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Rita është “Anywhere”, e cila po pëlqehet shumë nga publiku.