Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthimi në derën e shtëpisë, rrëfehet kryebashkiaku i Matit

Pas tritolit që shpërtheu në hyrjen e apartamentit të tij në Burrel në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryebashkiaku i Matit Nezir Rizvani ka deklaruar se ai nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja dhe se ishte njoftuar nga fqinjët e tij. Gjithashtu kryebashkiaku Rizvani theksoi se nuk kishte konflikt me asnjë njeri. “Unë nuk kam qenë në banesë dhe asnjë nga familjarët e mi nuk ishin në banesë, – tha ai për ReportTv. – Nuk kisha asnjë dijeni për ngajrjen. Për shpërthimin jam lajmëruar nga komshinjtë. Nuk kam pasur asnjë lloj konflikt me asnjë”. Nezir Rizvani është kryebashkiak i zgjedhur nga Partia Demokratike në Mat.

Please follow and like us: