Shqiptarët dergjen të bllokuar në kufirin me Greqinë, LSI me parulla pro greke në Derviçan për Himarën
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ishin ditën e sotme në Dervician për “ditën në qark”, ditë e përcaktuar nga kryeministri dhe qeveria për të qënë më afër qytetarëve.
Fakti interesant është se është hera e parë që një që ministër i Jashtëm viziton këtë fshat minoritar grek, duke shënuar në këtë mënyrë jo vetëm një risi por dhe treguar një angazhim total të qeverisë shqiptare në zonat qeveritare për të evidentuar dhe zgjidhur të gjitha hallet dhe problemet e tyre.
Në këtë takim Bushati prezantoi zv.ministren e minoriteteve dhe ligjin për mbrojtjen e pakicave të miratuar në Kuvend me shumicën e votave të Parlamentit shqiptar. Banorët e Dervicianit falenderuan Bushatin dhe qeverinë “Rama” për vëmendjen e treguar ndaj kësaj zone dhe vleresuan investimet në energji.
Por, si gjithnjë me zonat e minoritet partitë politike janë përpjekur të bëjnë politikë, madje dhe në kurriz të tyre duke tentuar që përplasjen politike ta transferojnë dhe aty ku nuk gjendet. Nderkohe qe dhe ne kufirin me Greqine jane bllokuar prej afro 12 oresh te gjithe shtatasit shqiptare qe udhetojne drejt Greqise.
Burime të sigurta bëjnë me dije se mbrëmë, LSI duke ditur axhendën e takimeve të ministrit Bushati në këtë zonë minoritare, thjeshtë dhe vetëm për të krijuar ndonjë përplasje politike, ka vendosur të bëjë luftë politike “guerrile”.
Mësohet se janë bërë disa parrulla kundër Ramës dhe Bushatit për çështjen e Himarës nga LSI dhe i ka varur te kinemaja e zonës. Këto “fletërrufe” flisnin për Himarën në Dervician.
Sipas burimeve, në krye te “guerrilasve” pro grekë ka qenë deputeti i LSI, Vangjel Tavo.
Mirëpo, kësaj tentative të LSI për të prishur takimin, i janë përgjigjur ashpër qytetarët e kësaj zone, që më shumë se për politikë janë të shqetësuar për hallet e tyre dhe shërbimet që pushteti vendor ka për detyrë t’ua afrojë por që nuk ua ofron.
Siç shihet në videon mëposhtme, qytetari shënjestroi kryebashkiaken e PD të bashkisë Dropull Alihea Deçka. Duke e nxjerrë zbuluar punën e saj, qytetari thotë se ajo kurrë si ka mbledhur për të folur për problemen e zonës dhe duke nënvizuar faktin se banorët tashmë besojnë vetëm tek qeveria “Rama”.