Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi-Lista e futbollistëve që do të luajnë përballë Shqipërisë dhe Rumanisë

(AA) Federata Turke e Futbollit ka bërë të ditur emrat e 26 lojtarëve të cilët do të luajnë në ndeshjet miqësore kundër Rumanisë dhe Shqipërisë më 9 dhe 13 nëntor.

Njëzet e gjashtë emrat e përzgjedhur nga trajneri Mircea Lucescu, përfshijnë debutuesit, siç janë mbrojtësi Erol Erdal Alkan, i cili luan me Dordrechtin në kampionatin holandez të ligës së dytë, portierin e Istanbulsporit, Okan Kocuk dhe mbrojtësin Atilla Turan, nga Kayserispor.

Lucescu i ka bërë ftesë edhe mesfushorit anësor Kenan Karaman që luan me Hannover 96, ndërkohë që nuk ka përfshirë lojtarët me përvojë siç janë Burak Yilmaz, Arda Turan, Caner Erkin dhe Mehmet Topal.

Turqia më 9 nëntor do të luaj kundër Rumanisë në terren mysafir, ndërsa më pas rikthehet në Turqi, ku më 13 nëntor pret Shqipërinë në një ndeshje e cila do të luhet në Antalia.

Ekipi i plotë është si vijon: Harun Tekin (Bursaspor), Okan Kocuk (Istanbulspor), Volkan Babacan (Medipol Basaksehir), Kaan Ayhan (Fortuna Dusseldorf), Ozan Tufan, Ismail Koybasi (Fenerbahce), Caglar Soyuncu (Freiburg), Erol Erdal Alkan (Dordrecht), Omer Toprak (Borussia Dortmund), Serdar Aziz, Selçuk Inan, Tolga Cigerci (Galatasaray), Ugur Demirok, Yusuf Yazici, Okay Yokuslu (Trabzonspor), Atilla Turan, Deniz Turuc (Kayserispor), Cengiz Under (Roma), Emre Mor (Celta Vigo), Oguzhan Ozyakup, Cenk Tosun (Besiktas), Emre Akbaba (Aytemiz Alanyaspor), Hakan Calhanoglu (Milan), Yunus Malli (Ëolfsburg), Kenan Karaman (Hannover 96), Enes Unal (Levante).

Please follow and like us: