Albspirit

Media/News/Publishing

U kap me 800 mijë euro dhe me dy patentat e Tahirit, Gjykata lë në burg biznesmenin

Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest me burg për biznesmenin 25-vjeçar Orest Sota i cili u kap me 846 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndaj të riut rëndojnë akuzat për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “fshehje të të ardhurave”.

Mësohet se, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, O.S., i ishte hequr leja e drejtimit.

Please follow and like us: