Vritet me breshëri plumbash para shtëpisë së tij futbollisti në Shkup
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup. Mësohet se futbollisti Martin Janushev, u qëllua me breshëri plumbash para hyrjes së banesës së tij, duke mbetur i vrarë. Futbollisti është transportuar në spital nga kalimtarët e rastit në gjendje të rëndë shëndetësore, por që ka nderuar jetë për shkak të plagëve të marra. Ende nuk dihen motivet e këtij atentati, por autori mbetet në arrati ndërsa armën e krimit e ka lënë në vendngjarje.
Please follow and like us: