Ylli Manjani: Një Audi 003 që u shit e u ble, po kërkush nuk po e gjen
Provat e provave…
Kanabis në çdo cep të vendit;
Trafik i jashtëzakonshëm i drogës; Sasi pa fund droge të sekuestruara nga Italia;
Avionë që ngrihen e ulen në pista të parapërgatitura në kushte rrethanore;
Të rinj 20-25 vjeç që shfaqen krejt pa pritur bisnesmenë dhe pronarë llogarish bankare;
Banka me aksionerë nga off-shore;
Kontrata koncesioni që çdo firmë e bankë serioze do hezitonte ti financonte;
Policë të kapur në flagrancë me kultivuesit dhe trafikuesit e hashashit;
Një drejtor i Përgjithshëm i Policisë largohet në mënyrë misterioze, kurse tjetri mbrohet po në mënyrë misterioze (të paktën dy ministrat e fundit nuk e njohin për drejtor);
Një Audi 003 që u shit e u ble po kërkush nuk po e gjen;
Radarët paskan qenë fikur e ndezur për llogari të trafikut;
Cilido që denoncoi kanabizimin u përndoq ligjërisht dhe politikisht;
Përgjimet, o zot përgjime pa fund, që përdoren për shantazhe korridoresh pushteti nga më të paparat;
Asnjë kultivues apo trafikant nuk është arrestuar. Vetëm rrogëtarë e “hallexhinj”;
Raporte ndërkombëtare, si ansjëherë tjetër më parë;
“Drunj të shtrembër” që “drejtohen” për më pak se 24 orë;
Deputetë, ministra, kryetar bashkish njerëz të afërt me kryeministrin e familjarë të tij kanë lidhje direkte me krimin, që rrëfehen hapur tashmë në publik;
Megjithatë,
PROVA SKA!!!
Kush kërkon prova është Tropojan; kazan; kastravec; i korruptuar e kush e di se ç’është!
Kot e keni! PROVA SKA.
Kush kërkon prova do ta hajë me Vetting!
Provat duhet të paraqiten vetëm në kryeministri me qëllim shkatërrimi ose shantazhi ndaj “të pa bindurve”.
Provat e tjera janë të sajuara!
P.s. Për këtë temë po mbahen leksione në Pogradec, si të fshihet e vërteta!
Ka edhe demonstrime…