Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë duhet të bëhet me trupin e balsamosur të Leninit?

I përjetshëm, i shtrirë në një arkivol kristali, gjysëmtransparent, në 2 metër thellësi të Mazoleumit në Sheshin e Kuq, trupi i Leninit mishëron të gjitha kundërshtitë, nyjet e pazgjidhura dhe brishtësinë e Rusisë post- sovjetike.

 

Themelues i shtetit modern dhe babai i totalitarizmit, simbol i superfiuqisë socialiste dhe i një të shkuare që nuk fshihet asnjëherë, Lenini është sërish në qendër të një debati sa emocionues, aq edhe të egër.

Ajo që e rindezi sërish debatin për një çështje të pambyllur asnjëherë, është Ksenia Sobchak, yll i reality show, blogere dhe tashmë kandidate në zgjedhjet presidenciale në marsin e ardhshëm. “Nëse do të zgjidhem- ka thënë ajo në një intervistë- do të urdhëroj heqjen e mumjes së Leninit nga Mauzoleumi dhe do e varros”.

Dalja e zonjës pati një efekt domino reagimesh. Edhe lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, u shpreh se “ka ardhur moment” të varrosin trupin e Leninit, duke i bërë thirrje presidentit Putin ta mbyllë këtë çështje. “Është e gabuar që në zemër të Rusisë, në Sheshin e Kuq, të jetë një varr me një mumje”.

Mikhail Fyodotov, kreu i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ka propozuar ta transformojë Mauzoleumin në një muze ku të tregohet teknika e balsamosjes, në të cilët rusët janë të parët në botë.

Për Valentina Matvijenko, presidente e Këshillit të Federatës, duhet të bëhet një referendum popullor për të vendosur nëse do të hiqet, apo jo mumja. Vendimi duhet të merret nga vetë populli, pasi ka një brez të tërë rusësh, për të cilët Lenini ka një vlerë të madhe.

«Blasfemi», kështu e ka quajtur lideri i partisë komuniste, Gennady Zyuganov, i cili e quan të papranueshme që kjo temë të hapet në vigjilje të 100- vjetorit të Tetorit të Kuq. Më tej, Zyuganov shton se ka marrë dhe sigurinë nga Vladimir Putin, që për sa kohë ai të jetë president, Lenini do të rrijë në Mazoleum.

Mëgjithatë nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga lideri rus. “Tema nuk është në axhendën e Administratës presidenciale”- ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peshkov.

Please follow and like us: