Albspirit

Media/News/Publishing

Emër për emër, nga vajza e Sejdinit tek biznesmeni Çela, ja kush janë 67 të hetuarit në Elbasan

67 persona mes tyre vajza dhe të afërt të Qazim Sejdinit janë objekt i Prokurorisë së Elbasanit për hetim pasurorë.

Pjesë e kësaj liste janë biznesmen të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan, mes tyre edhe Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimorë dhe djali i tij Marjus Lulaj (Suel Çela) i shpallur në kërkim për përplasje me policinë e Elbasanit më 18 shtator.

Ky hetim vjen pak javë pas përplasjes së policisë së Elbasanit në hyrje të tregut në pronësi të Petrit Çelës me disa persona ngjarje për të cilën në kërkim është shpallur djali i biznesmenit njohur si Marjus Lulaj apo Suel Çela, ngjarje e ndodhur më 18 shtator 2017 ku me një Audi A8 u godit makina e zv/drejtorit të policisë Gjergj Oshafi.

Mësohet se në hetim sipas kësaj liste është dhe vajza e kryebashkiakut të Elbasanit, shtetësja Imelda Sejdini e datëlindjes 14 dhjetor 1978. Shkresa e prokurorisë së Elbasanit hetimet e të cilës po i ndjek si e deleguar prokurorja Erida Kokonozi i është përcjell drejtorisë rajonale tatimore të këtij qyteti.

Këto hetime kanë nisur pas analizës së situatës mes policisë së qarkut dhe prokurorisë ku disa persona u proceduan për përplasjen me policinë. Në listën e personave që kërkohen të dhëna për aktivitet tregtare është dhe dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, po ashtu është Petrit Çela, djali i tij Marjus Suel Çela si dhe shumë persona të tjerë me mbiemrin Sejdini.

Kjo listë sipas burimeve për ReportTv i është dërguar edhe drejtorisë qendrore të tatimeve në Tiranë ku kërkohet të verifikohet nëse kanë apo jo aktivitete tregtare këta shtetas në qarqe të tjera të vendit. Me anë të kësaj shkrese kërkohen të dhëna për kompani tregtare, transaksione, detyrime të paguara nga këta shtetas për prona apo automjete të poseduara.

67 persona në hetim, biznesmen e familjar

  1. Sokol Sanxhaktari
  2. Astrit Sanxhaktari
  3. Lindita Sanxhaktari
  4. Orel (Aurel) Mehja
  5. Imelda Sejdini
  6. Martin Klaus Hasa
  7. Marjeta Serjani
  8. Marjus Lulaj (Suel Çela)
  9. Petrit Çela
  10. Hene Çela
  11. Mario Çela
  12. Nafiz Bajrami
  13. Anduena Bajrami
  14. Gentian Çërraga
  15. Valbona Çërraga
  16. Xhoen Çërraga
  17. Admir Çërraga
  18. Brikena Çërraga
  19. Ervis Sula
  20. Haxhi Sula
  21. Hyri Sula
  22. Julian Sula
  23. Alban Sula
  24. Brisida  Sula
  25. Nuri Balla
  26. Afërdita Balla
  27. Ergi Balla
  28. Jona Balla
  29. Arben Asllani
  30. Asterio Asllani
  31. Ardjan Zhidro
  32. Kastriot Zhidro
  33. Marinela Zhidro
  34. Margarita Zhidro
  35. Jorgo Zhidro
  36. Zarida Zhidro
  37. Kristian Zhidro
  38. Leo Zhidro
  39. Misir Hoxha
  40. Teuta Hoxha
  41. Nelson Hoxha
  42. Kaona Hoxha
  43. Themistokli Bebi
  44. Ermira Urupi
  45. Kejsi Bebi
  46. Nikola Bebi
  47. Hysen Tafa
  48. Dorina Tafa
  49. Agron (Kamer) Mehja
  50. Ksenja Meha
  51. Iva Mehja
  52. Metin Mehja
  53. Mirjan Dedja
  54. Pali Dedja
  55. Alban Dedja
  56. Sonila Dedja
  57. Erald Sejdini
  58. Ornela Guranjaku
  59. Mimoza Sejdini
  60. Elton Sejdini
  61. Marsida Sejdini
  62. Agron Roka
  63. Fatbardha Roka
  64. Marsel Roka
  65. Xhino Roka
  66. Ermir Kendezi (Bitozi)
  67. Juliana Ajdini
Please follow and like us: