Albspirit

Media/News/Publishing

“Hyr në radhë si të gjithë”, emigrantët i presin rrugën Dules në Kakavijë

“Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të ta bëjnë ty”, thotë një proverb i vjetër, i cili duket se i është përshtatur plotësisht Vangjel Dules, kreut të PBDNJ-së, pas përplasjes që udhëhoqi në Himarë disa ditë më parë, kur kundërshtoi prishjen e dosa ndërtesave për zbatimin e planit urbanistik të qytetit.

Kreu i partisë që mbron minoritetin grek në Shqipëri, por që prej dy legjislaturave futet në Kuvend një herë me PD-në dhe një herë me PS-në, pasi nuk arrin kuotën e duhur, ka dashur të kalojë në Kakavijë për fundjavë Greqi, në vendin ku ka edhe shtetësinë e dytë dhe mban një pasaportë prej disa vitesh.

Por aty, ai është përballur me njerëzit e revoltuar që presin prej 48 orëve në radhë raskapitëse, që u krijuan nga një “defekt teknik” në rrjetin e policisë greke, “defekt” që u duk se ndodhi si hakmarrje ndaj Himarës.

Dhe ndërsa Dule i cili zotëron pasaportën greke ka tentuar të kalojë në vargun e makinave për “qytetarët me pasaporta të BE-së”, njerëzit i kanë ndaluar makinën dhe i kanë kërkuar që të rrijë në radhë me të tjerët, pasi ai është shkaktari i kësaj katrahure.

Dule natyrisht ka thirrur policinë, e cila i ka hapur rrugën deputetit që nuk ka ndenjur fare në radhë por ka kaluar si një “qytetar jo i zakonshëm”. Ka ligj, por ka edhe Maliq…! /TemA

Please follow and like us: