Twitter publikon rregullat e reja të rrjetit
Rrjeti social ndër më të përdorurit në botë, Twiter ka publikuar një version të ri të rregullave ku sqaron mënyrat e funksionimit dhe zbatimin e tyre.
Twitter lajmëroi se parashikimet e rregullave të reja lidhur me grupet e dhunshme dhe emrat e përdoruesve abuzive nuk do të përfundojnë deri më 22 nëntor.
Të premten, Twitter shpërndau se:
1-Do t’u dërgohet e-mail personave që do i pezullohet llogaria personale, së bashku me shpjegimin e shkeljes së rregullave;
2-Do shqyrtojnë kontekstin dhe faktin nëse disa postime abuzive përbëjnë lajm;
3-Do kontaktohen njerëzit që kërkojnë të takohen me profesionistë të kujdesit shëndetësor për të mos dëmtuar veten.
Please follow and like us: