Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja e vërteta për vizën e Vangjush Dakos
Ambasada Amerikane ka reaguar për herë të pas publikimit në mediat të informacionit se kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij i është mohuar viza për të udhëtar drejt Shteteve të Bashkuara. Të kontaktuar nga Fax News, burime pranë ambasadës amerikane u shprehën si më poshtë: “Meqenëse të dhënat për vizën, sipas ligjit të SHBA-së, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale”.
Në këtë mënyrë, burimet pranë ambasdës amerikanë në Tiranë, nuk e kanë mohuar informacionin që ka qarkulluar në media. Përgjigja e ambasadës amerikane është e njëjtë me atë që u përdor edhe në 29 janara, kur një seri prokurorësh dhe gjykatësish iu refuzua viza.
Please follow and like us: