Ambasadori Lu shqiptarëve: Ja kush janë heronjtë tuaj!
Ushtria amerikane i ka dorëzuar asaj shqiptarë 12 mjete të blindurara. Në ceremoninë e dorëzimit ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu, cili vlerësoi Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
“Uashtarët dhe marianrët shqiptarë janë heronj të vërtetë. Kjo nuk ka qenë kurrë më e qartë se javën e kaluar, kur marinarët shqiptarë në anijen Oriku shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë përfshirë edhe 39 fëmijë. Anija Oriku ka shërbyer në operacionin detar të NATOs në detin egje vitin e kaluar. Gjatë kësaj kohe ata shëptuan jetën e më shumë se 800 personave. Si aleati juaj i NATOs jemi krenarë të shohim ministren tuaj të re të Mbrotjes dhe shefin e shtabit të investojnë në investimin e së ardhmes së FA. Ata investojnë fonde, për herë të parë që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009. Po shohim një rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes. Mbi 8 miliardë lekë më shumë se vjet. Kjo është një përparësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës, e presidentit e kryeministrit dhe e Kuvendit. Ju lumtë! Në muajin janar departamenti i Mbrojtjes do të presë ministren tuaj të Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe një delegacion në Pentagon për të diskutuar si mund të zgjerojmë marrëdhëniet tona ushtarake dhe të rrisim mbështetjen tonë në FA shqiptare”-shprehet Lu.